Flini me reçipeta? Po bëni shumë gabim! Mësoni arsyet

09:53 / E martë, 13 Shkurt 2018

Ideja për krijimin e tyre daton që prej vitit 1889, por arritën të shihnin dritën e prodhimit vetëm në vitin 1914. Femrave të asokohe ju duhej të merreshin me punë fizike dhe ky aksesor do i ndihmonte shumë pasi mblidhte gjinjtë e tyre.

Po flasim për reçipetat, një aksesor i domosdoshëm në jetën e një femre. Ndoshta jo dhe aq, pasi këshillohet të mos i përdorni gjatë gjumit. Ky lajm mund të entuziazmojë partnerët tuaj, por shpjegimi shkencor është ai që duhet të vlejë në këtë rast.

Ekspertët e shëndetit publik rekomandojnë të hiqni reçipetat kur flini pasi ato shtrëngojnë gjendrat dhe kanalet e ndryshme limfatike, duke penguar në këtë mënyrë filtrimin dhe eliminimin e toksinave nga organizmi, raporton britanikja “Daily Star”. Një pjesë e mirë e funksioneve të eliminimit të toksinave nga organizmi ndodh gjatë fazës së gjumit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400