Fuqia e natyrës rrallë herë dëshmohet sikurse në këto pamje! (Video)

11:33 / E mërkure, 11 Janar 2017

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet “shpërthimi” i një lave vullkani, fenomen ky i cili përcillet nga afër edhe nga disa turistë.

Siç thuhet në përshkrimin e videos, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një lavë e një vullkani në Kamokuna, Hawai, e cila përmes shkëmbinjve shpërthen në oqean.

Kjo nuk është një dukuri krejtësisht e rrallë, megjithatë, çfarë e dallon këtë është fakti se vizitorët në ishullin vullkanik zakonisht janë në gjendje për të përcjellë këtë fenomen nga një platformë e caktuar për këtë gjë.

Megjithatë, pamjet e këtij fenomeni të fundit janë shfaqur vetëm pak ditë pasi një pjesë e një platforme në Kamokuna ishte rrëzuar në det, me çka edhe ishte mbyllur për disa ditë mundësia e prezantimit të turistëve.

 

 

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400