Gati 10% e amerikanëve besojnë se qumështi me çokollatë prodhohet nga lopët kafe

16:43 / E diell, 11 Mars 2018

 

“Chocolate milk” me siguri e keni provuar së paku njëherë në jetën tuaj dhe, po, është shumë i shijshëm.
Është gjithashtu një “shpikje” jashtëzakonisht e thjeshtë: vetëm qumësht dhe çokollatë, siç e shpjegon edhe vetë emërtimi i kësaj pije.

E megjithatë, del se shumë njerëz nuk e kuptojnë se si prodhohet qumështi i çokollatës: disa me të vërtetë besojnë se qumështi me çokollatë është qumësht i prodhuar nga lopët me ngjyrë kafe.

Nuk dihet nëse këta njerëz mendojnë që lopa gjithashtu prodhon kakao dhe sheqer, ama “chocolate milk” janë të sigurtë që vjen nga lopët me gëzof kaf.

Në një studim të Qendrës së Inovacionit të Qumështit Amerikan, u zbulua se 7 për qind e amerikanëve besojnë se qumështi me çokollatë vjen nga lopët kafe. Kjo përqidnje përkthehet në rreth 16.4 milion njerëz, të cilët nuk ishin as fëmijë por të gjithë mbi moshën 18-vjeçare.

Megjithëse 7% kishin një alternativë, lopën kafe, 48% tjerë nuk kishin asnjë ide se nga vinte “Chocolate milk”.

Ky nuk është studimi i parë që nxjerr përfundime shqetësuese rreth njohurive të amerikanëve në gjëra që duken informacione bazike. Hulumtimet e mëparshme kanë zbuluar se pothuajse një në pesë amerikanë nuk e di se hamburgerët bëhen me mish.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400