Hyri nëpër makinën e skanimit të bagazhit, nga frika se ia vjedhin çantën

14:50 / E martë, 13 Shkurt 2018

 

 

Punonjësit e sigurimit në një stacion trenash në Guangdong të Kinës, janë habitur kur në ekranin e makinës për skanim, panë siluetën e një gruaje.

Ajo ishte ulur në gjunjë në shiritin lëvizës, që të jetë pranë çantës së saj, nga frika se mund t’ia vjedhin, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë, kanë filmuar atë teksa është ngjitur dhe në momentin kur doli së bashku me bagazhet tjera.
Veprimi saj fillimisht është menduar të jetë ndonjë lojë, por ajo ka insistuar se kishte gjëra shumë të çmueshme dhe nuk guxonte t’i mbante larg.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400