Interesante: Kjo kafshë lë pa drita 43 mijë njerëz [Video]

16:41 / E diell, 15 Prill 2018

Një shpërthim i madh në një fabrikë energjie në Tennessee, zhyti thuajse gjysmën e West Knoxville Tennessee në errësirë.

Autoritetet thonë se shpërthimi ishte shkaktuar nga një rakun.

Një zëdhënës i Bordit të Shërbimeve të Knoxville (KUB) tha për Knox News se rakuni shkaktoi ndërprerje masive të energjisë për 43,000 konsumatorë.

Zëdhënësi tha se nënstacioni është i pajisur me pajisje për mbrojtje të kafshëve të egra por rakuni hyri në një pikë të pambrojtur.

Besohet se shpërthimi dhe ndërprerja e mëvonshme ishin rezultat i një hapi të gabuar nga kafsha.

Autoritetet mendojnë se krijesa preku ‘dy pjesë të nënstacionit duke përfunduar në qark.

Midgett thotë se kur zyrtarët arritën ata gjetën rakun ‘në të vërtetë të gjallë, por jo mirë’.

Kjo nuk mund të jetë aq e pazakontë sa duket. Sipas kompanisë, rreth 9 për qind e ndërprerjeve janë shkaktuar nga kafshë të egra

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400