A ishte Hitleri çifut? Ky zbulim dëshmon gjithçka

12:43 / E martë, 14 Nëntor 2017

 

Mostrat e ADN-së të marra nga 39 të afërm të udhëheqësit nazist tregojnë se Hitleri mund të ketë lidhje biologjike me grupet etnike që ai u përpoq të shfaroste gjatë Holokaustit, shkruajnë mediat e huaja, transmeton InfoPress.

Jean-Paul Mulders, një gazetar belg dhe historiani Mark Vermeren, kanë vëzhguar dhe studiuar të afërmit e Hitlerit, duke përfshirë një fermer austriak.

Kromozomi i quajtur Haplogroup E1b1b1 që u shfaq në mostrat është i rrallë në Evropën Perëndimore dhe gjendet më së shpeshti në Marok, Algjeri, Tunizi dhe midis hebrenjve.

“Nga ky zbulim mund të thuhet se Hitleri ishte i lidhur pikërisht me njerëzit që i përbuzte”, shkroi Mulders.

Knak, i cili botoi gjetjet, tha se DN ishte testuar nën kushte të rrepta laboratorike.

“Ky është një rezultat i habitshëm”, tha Roni Dekorte, një specialist gjenetik.

“Çështja është interesante nëse krahasojmë atë me konceptin e botës së nazistëve, në të cilën raca dhe gjaku ishin një temë qendrore. Por shqetësimi i Hitlerit rreth origjinës së tij nuk ishte i pajustifikuar, me sa ai nuk ishte gjak i pastër “arian”.

Kjo nuk është hera e parë që historianët pohojnë se Hitleri kishte origjinë hebraike.

Babai i tij, Alojz, mendohet të jetë pasardhës i shërbyeses Mary Schickgruber dhe 19-vjeçarit çifut. /InfoPress

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400