A ka ndaluar partneri së bëri këtë? Kjo është shenjë se dashuria po shuhet…

08:46 / E enjte, 12 Janar 2017

 

A ka ndaluar papritmas partneri t’ju dërgojë emojis (imazhe sociale) në mesazhet që ua dërgon? Kjo mund të jetë indikator se dashuria po shuhet.

Të paktën kështu thuhet në disa diskutime të nxehta në “Reddit”, ku njerëzit kanë diskutuar shenjat e humbjes së interesit në një lidhje, transmeton Telegrafi.

Njerëzit i kishin renditur përgjigjet e tyre duke filluar nga mungesa e seksit, e deri te mos thënia e fjalisë “të dua” – por një reduktim i përdorimit të emojis ishte shfaqur papritmas.

“Ai kishte ndaluar së futuri emojis në mesazhet e tij. Fillimisht mendoja se jam budallaqe, por, çfarë të bëjë, ishte vetëm një shenjë e hershme”, ka treguar njëra.

Përveç kësaj, edhe një grua tjetër ka treguar se gjatë kohës që partneri i dërgonte asaj emojis, kjo ndihej shumë e lumtur dhe dashuria lulëzonte. Por, gjërat kishin përfunduar keq kur ai kishte ndaluar së dërguari emojis.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400