‘Kapsulat’ e kompletuara në të cilat mund të pushojnë haxhinjtë në Qabe (Foto)

14:52 / E diell, 19 Gusht 2018

Është vënë në funksion në Arabinë Saudite, një hotel që ofron dhoma në miniaturë, për haxhinjtë në Qabe.

Të ashtuquajturat kapsula, që janë të vëna njëra mbi tjetrën, shfrytëzohen si hapësirë e lirë akomodimi, kryesisht për të moshuarit dhe ata që janë lodhur së tepërmi, derisa vizitojnë zonat e shenjta, transmeton Telegrafi.

Megjithëse nuk është bërë e ditur se sa duhet paguar për këto dhomëza të gjata 2.2 metra, me 120 centimetra lartësi dhe gjerësi, për secilin shfrytëzues është e siguruar edhe tualeti dhe banja për të kryer dushin, hapësira për të ndërruar veshjet dhe për të lënë valixhet dhe gjërat e vlefshme.

“Kapsulat do të vendosen në Mina, që është në afërsi të Mekës dhe do të shfrytëzohen për të moshuarit, ata me gjendje të rëndë dhe të tjerë që mund të kenë humbur rrugën. Pasi të kenë pushuar, do të mund t’i kryejnë obligimet fetare me më shumë lehtësi”, ka thënë një prej pronarëve të këtij hoteli lëvizës.

Të konstruktuara me fibra xhami dhe plastike, dyert e kapsulave hapen automatikisht po që se ka ndonjë ndërprerje të rrymës. Dyer rrëshqitëse mbyllen me kartelë elektronike, në mënyrë që shfrytëzuesit të kenë sa më shumë privatësi.

Pasi të ketë përfunduar ceremonia në Mekën, hoteli do të zhvendoset në zona tjera të shenjta, derisa të përfundoi pelegrinazhi islam. Pos prej haxhinjve, kapsulat do të përdoren edhe nga delegatët e ndryshëm dhe shërbyesit e hoteli.

Ende nuk dihet nëse do mbesin gjatë tërë kohës në këtë mbretëri arabe, apo mund të dërgohen edhe në zona tjera ku mund të nevojiten. /Telegrafi/

 

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400