Keni probleme me ereksionin: Fajtorin mund ta kërkoni te disa artikuj ushqimorë

08:17 / E hëne, 21 Maj 2018

Nëse “vegla” juaj ndonjëherë nuk dëshiron “të ngrihet”, fajtorin për të do të mund ta kërkoni te disa artikuj ushqimorë. Shikoni në mos po hani ushqimin i cili i bën dëm penisit.

Për dëshirën seksuale të mashkullit më i rëndësishëm është niveli i testosteroneve. Niveli i testosteroneve natyrisht bie nëse mashkulli plaket, mirëpo ushqimi dhe aktiviteti fizik kanë rol të rëndësishëm se sa trupi mund të prodhojë testosterone, transmeton Telegrafi.

Veç kësaj, ushqimi deri diku mund të ndikojë edhe në plleshmërinë e mashkullit. Keni parasysh që çdo kafshatë të cilën e hani mund të nxisë apo të pengojë prodhimin e spermatozoideve.

Ja cilat ushqime duhet t’i shmangni, në mënyrë që penisi juaj të jetë i gatshëm.

Pijet energjike

Edhe pse pijet energjetike duken si diçka që rrit energjinë, sasi të mëdha të sheqerit dhe kafeinës janë të mira vetëm përkohësisht por kur efekti pushon, shkaktojnë molisje. Me fjalë të tjera mund të ndodhë që ju nuk keni energji të mjaftueshme të mbani të njëjtin ritëm deri në fund. Përveç kësaj shumë sheqer ulë nivelet e testosteronit.

Sheqeri

Nëse keni plane për darkën, hiqni dorë nga çdo ushqim me sheqer. Bën dëm për shëndetin në përgjithësi dhe për atë seksual në veçanti.

Produktet e sojës

Një tjetër vrasës i testosteronit? Soja. Të ngrënit e sasive të mëdha do të rezultojë në një rënie të konsiderueshme të dëshirës seksuale, për shkak të karakteristikave estrogjenike të tij.

Karbohidratet e rafinuara

Çdo karbohidrat i rafinuar, si ato që gjenden tek mielli i bardhë janë lajm i keq për jetën tuaj seksuale. Këtu përfshihen makaronat, drithërat, buka dhe ushqime si krakersat, biskotat dhe çipsat.

Ushqimet e skuqura

Nëse i pëlqeni shumë patatet e skuqura, lërini për një natë se nuk bën dëm. Yndyra në ushqimet e skuqura ul libidon si për meshkujt, ashtu edhe për femrat.

Salçiqet

Salçiqet janë të ngopura me yndyrë, e cila i mbyll arteriet e penisit, ndërkaq nëse dëshironi që të kënaqeni duke bërë seks, patjetër duhet t’i shmangeni këtij ushqimi. Veç kësaj, ky artikull ushqimor përgatitet nga mishi i cilësisë së dobët, gjë që mund të shkatërrojë balancën e hormoneve.

Alkooli

Pijet alkoolike kanë efekt negativ të dyfishtë në jetën seksuale duke ulur nivelet e testosteronit dhe funksionimin seksual.

Marijuana

Marijuana dëmton performancën seksuale. Ata që praktikojnë përdorimin e marijuanës janë tre herë më të predispozuar për tu prekur nga disfunksioni seksual.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400