Këto janë punët që paguhen më së shumti, nuk ju duhet diploma bachelor

16:58 / E premte, 09 Mars 2018

Një diplomë e studimeve bachelor nuk është e vetmja mundësi që keni për të zhvilluar një karrierë në një drejtim të caktuar.

Ka shumë punë për të cilat mjafton të posedoni vetëm një diplomë të studimeve dy-vjeçare. Më poshtë i kemi listuar disa prej punëve për të cilat nuk kërkohet diploma bachelor, por që ofrojnë mundësi për zhvillimin e një karriere me të ardhme të mirë financiare.

Specialist i shërbimeve për mirëmbajtje të rrjetit kompjuterik

Specialistët për ofrimin e shërbimeve mbështetëse të rrjetit kompjuterik sigurohen që rrjetat e internetit të punojnë siç duhet dhe me pengesa minimale. Për t’u punësuar në këtë profesion zakonisht nuk nevoitet përvojë paraprake.

Paga mesatare mujore (2016): $62,670

Niveli i arsimimit: Diplomë nga shkolla profesionale

Vendet e lira të punës për këtë profesion (deri në 2026): 16,500

Zhvillues të Ueb-it

Zhvilluesit e ueb-it dizajnojnë, krijojnë dhe modifikojnë uebfaqet. Angazhimi në këtë profesion nuk kërkon përvojë të mëhershme pune.

Paga mesatare mujore (2016): $62,670

Niveli i arsimimit: Diplomë nga shkolla profesionale

Vendet e lira të punës për këtë profesion (deri në 2026): 14,200

Teknik i inxhinierisë elektrike dhe elektronike

Teknikët e inxhinierisë elektrike dhe elektronike dizajnojnë, ndërtojnë, riparojnë dhe modifikojnë komponentet elektronike, qarqet, dhe makineritë për vlerësim të mëtutjeshëm nga stafi I inxhinierisë.

Paga mesatare mujore (2016): $62,190

Niveli i arsimimit: Diplomë nga shkolla profesionale

Vendet e lira të punës për këtë profesion (deri në 2026): 12,000

Inxhinier i ‘Aerospace’ dhe Teknik i operacioneve

Të punësuarit në këtë profesion operojnë dhe mirëmbajnë paisjet që përdoren në zhvillim, testim dhe prodhim të aeroplanëve dhe anijeve kozmike

Paga mesatare mujore (2016): $68,020

Niveli i arsimimit: Diplomë nga shkolla profesionale

Vendet e lira të punës për këtë profesion (deri në 2026): 1,100

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400