Kjo foto e këtij këlyshi në Mitrovicë ka prekur zemrat e shumë njerëzve

22:00 / E diell, 12 Nëntor 2017

 

 

Një fotografi prekëse është shpërndarë në rrjete sociale, në të cilën shihet një këlysh duke qëndruar pranë nënës së tij të djegur.

Fotografia u publikua në Facebook me përshkrimin:

“Kqyre bre veq kqyre… veq kqyre. Nanen e kti klyshit e ka kall naj horr dikun e klyshi i vet kish flejt qaty. A din bre po fort mka prek po fort e kisha kall kadal kadale qat horrin qe e ka bo qit sen. STOP DHUNES NDAJ KAFSHEVE”.

 

Sipas përdoruesit që e ka publikuar këtë, fotoja është bërë në një fshat të Mitrovicës dhe qenin e ka djegur dikush qëllimisht.

 

Menjëherë pas publikimit të fotografisë, njerëz të vullnetit të mirë e morën këlyshin për t’u përkujdesur për të.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400