Kujdes me manikyrin mund të keni reaksion alergjik

16:08 / E premte, 10 Gusht 2018

Ekspertët e lëkurës kanë paralajmëruar për një kimikat që gjendet në gjelin për thonj i cili mund të shkaktojë reaksion alergjik.

Kimikati methacrylate mund të shkaktojë irritim të rrezikshëm në tërë trupin, jo vetëm tek thonjtë.

Reaksioni alergjik mund të ndodhë kur kimikati ka kontakt me cilëndo pjesë të trupit.

Shpesh ndodh kur gjeli dhe llaku për thonj aplikohen në shtëpi pa prezencën e teknikeve.

Produktet për manikyr përmbajnë methacrylates.

Një studim i realizuar në Britani ka treguar se 2,4% të njerëzve mund të preken nga kjo alergji.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400