Kujdes! Studimi i frikshëm: Ky lloj seksi mund t’iu sjellë vdekjen

13:26 / E premte, 12 Janar 2018

 

“Nga seksi oral mund të vdesësh”. Alarmi i pabesueshëm vjen nga Instituti Kombëtar italian i Tumoreve, i cili bën publik rritjen e pabesueshme të tumoreve malinje në pjesën kokë-qafë, duke u regjistruar rreth 10 mije raste të reja në vit. Pjesa më e madhe e tyre janë diagnostikuar shumë vonë duke e bërë më të vështirë rrugën e terapisë.

Simptomat e para dhe kujdesi që duhet të tregojmë

Simpomat e hershme të cilat duhet t’ju shqetësojnë janë ulçëra të vogla, shfaqje e pllakave të bardha ose të kuqe në gojë të cilat nuk shërohen brenda pak ditësh, vështirësi në gëlltitje, dhimbje periodike fyti, dhimbje veshi dhe nyje limfatike të zgjeruara në pjesën e qafës. Këto probleme shfaqen më shpesh te personat mbi 40 vjeç ku pirja e duhanit, higjiena e keqe e gojës dhe konsumimi i tepërt i alkoolit njihen si përgjegjës.

Por faktori më i rëndësishëm i rrezikut është konfirmuar të jetë virusi papiloma, i njëjti agjent infektik i cili shkakton kancer në qafën e mitrës te gratë, një infeksion malinj që përhapet përmes marrëdhënieve seksuale. Ky infeksion konsiderohet aktualisht si faktori më i rëndësishëm i kancerit të laringut dhe kontakti i parë me këtë virus mund të ndodhë gjatë një marrëdhënie të vetme seksuale me një partner të infektuar, shpesh herë të pavetëdijshëm nëse janë të infektuar.

Femrat të cilat janë mbartëse të virusit në mitër, infektojnë mashkullin si në nivel gjenital dhe ne atë gojor, ndërsa meshkujt mbartës të virusit në mukozat e penisit, e infektojnë femrën në nivel vaginal ose laring përmes seksit oral. Me këtë të fundit gjërat komplikohen, pasi virusi  përmes pështymës arrin në zgavrën e gojës dhe me gëlltitjen arrin në laring.Virusi papiloma, njëherë të vendoset  në këtë zonë, zhvillon veprimin inflamator  akut të tij, i cili në qoftë se nuk kurohet bëhet kronik dhe pas disa vitesh mund të nxisi kancerin. Kanceri i laringut është rritur te të dyja gjinitë. Diagnostikimi bëhet thuajse gjithmonë me vonesë sepse dhe simptomat e para janë të paqarta.

Fatmirësisht kohët e fundit ka filluar të praktikohet tek adoleshentët vaksinimi kundër infektimit ndaj virusit papilom,vaksina e parë ndaj aktivitetit kundër tumoral. Kjo bëhet te moshat 12 vjeçare, pra pa filluar ende aktivitetin seksual , ndërsa femrat mbi 30 vjec të cilat nuk kanë bërë asnjëhërë më parë vaksinë të këtij lloji, duhet t’i nënshtrohen pap testit për të kuptuar nësë janë bartëse të virusit. Në fakt një tumori i laringut i kapur në fazat e para, mund të kurohet në 90% të rasteve, por shifrat ndryshojnë nësë kapet në faza të tjera pasi 60% e këtyre pacientëvë nuk mund ti kalojnë 50 vjeç.

Sot pacientët me sëmundje në fazat fillestare, trajtohen me një heqje kirurgjikale të tumorit  nga qafa e mitrës, penisi dhe laringu. Zakonisht kjo kryhet vetëm me një rreze lazer dhe pas kësaj konsiderohen të shëruar.

Pjesa më e madhe e pacientëvë të prekur nga virusi nuk shfaqin simptoma dhe nuk kanë probleme  të shëndetit të lidhura me të, prandaj është thuajse e pamundur ta kuptosh gjatë raportit seksual dhe në shumë raste imuniteti jonë e shkatërron virusin. Por kur virusi është rezistent dhe mund të zhvillojë kancerin, mbetet aty për një kohë të gjatë, prandaj është shumë e rëndësishme të kryhen ekzaminime të rëndësishme për të kapur sëmundjen në fazat e para.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400