Libri i Diola Dosti-Baftiut “Mësimet e Diolës”, risi e Panairit të librit në Prishtinë, me rekord shitje (Dokument)

20:03 / E hëne, 11 Qershor 2018

Libri i autores tashmë shumë të njohur Diola Dosti-Baftiu “Mësimet e Diolës, Ushqim për çdo sëmundje”, ka qenë prurja më pozitive në panairin e librit që sapo përfundoi në Prishtinë. Libri i saj ka qenë jashtëzakonisht i kërkuar dhe si i tillë Shoqata e botuesve të Kosovës e ka shpallur në top pesë librat më të shitur të panairit, duke e renditur në vendin e katërt. Duhet thënë se libri “Mësimet e Diolës”, është shitur qindra kopje dhe për 6 ditë sa ka qenë panairi, ka qenë libri që është përmendur më së shumti. Sipas informarmatave që kemi stenda e shtëpisë botuese “Magjia e librit”, ka qenë e vëshuar për ta blerë këtë libër. Po ashtu edhe autorja ka marrë pjesë në panair ku ka nënshkruar libra për të pranishmet.

“Mësimet e Diolës, Ushqim për çdo sëmundje”, është libër që duhet ta ketë çdo kush në shtëpi, sepse ka këshilla të jashtëzakonshme që ka sjellë për lexuesit një profesioniste siç është Diola Dosti-Baftiu.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400