Mjafton një qepë që të shpëtoni nga kallot në këmbë

00:41 / E diell, 22 Prill 2018

 

Kallot janë të bezdisshme, të shëmtuara dhe në disa raste shumë të dhimbshme.

Ato krijohen si pasoje e shpërthimit të qelizave të lëkurës së vdekur. Krijohen si një zonë e trashë e ngurtësuar. Zakonisht shfaqen anash këmbëve dhe në pjesën më të madhe të rasteve shkaktohen nga këpucët e ngushta.

Faktorë të tjerë mund të përmendim keqformimin e kockave, aktivitetin sportiv, etj. Kanë një ngjyrë të verdhë dhe shkaktojnë dhimbje, veçanërisht gjatë kohës që ecni.

Sipas “shije.al”, ka një metodë perfekte për t’i eliminuar lehtësisht dhe në pak kohë. Për këtë ju mjafton vetëm një qepë. Qepa është e njohur për vetitë e saj kurative dhe vetitë antiseptike. Qepa ka aftësinë të zbusë lëkurën dhe të eliminojë kallot në pak ditë.

Mjafton të prisni një qepë përgjysmë dhe ta vendosni mbi kallo. Vishni çorapet dhe mbajeni përgjatë natës. Në mëngjes hiqeni atë. Përsëriteni këtë procedurë çdo natë për 1 javë rresht

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400