Mjekët paralajmërojnë për rreziqet e kuletave të pista

11:28 / E hëne, 27 Gusht 2018

Mbi 90 për qind e kuletave përmbajnë baktere, teksa femrat janë më të prira të ketë kuleta të papastra.

Hulumtuesit zbulojnë se femrat i kanë më të papastra kuletat, sepse i lënë në tualet dhe kuzhinë, derisa meshkujt i mbajnë zakonisht në xhep, transmeton Telegrafi.

“Kuletat dhe çantat, janë një burim i pafund i baktereve dhe sëmundjeve ngjitëse” shkruan në hulumtimin e botuar në “Advanced Biomedical Research”.

Universiteti Mauritius, e ka bërë një hulumtim me 145 kuleta, 80 të femrave dhe 65 të meshkujve.

Rezultatet kanë treguar se 95.2 për qind e kuletave, kanë pasur baktere.

Vetëm 2.1 për qind e femrave i pastrojnë kuletat dhe çantat një herë në muaj, kurse 81.5 për qind, nuk i zbrazin ato asnjë herë.

Është gjetur se kuletat e lëkurës, kanë më pak baktere, shkaku i sipërfaqes së rrafshët, në të cilën nuk mund të qëndrojnë bakteret.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400