Mos përdorni peshqir kur lani fytyrën

12:15 / E enjte, 31 Maj 2018

 

Janë të shumta gabimet që bëhen në përditshmërinë tonë, teksa kujdesemi për fytyrën.

Por sipas dermatologëve një ndër gabimet më trashanike është përdorimi i peshqirit për të tharë fytyrën. Fillimisht,peshqiri për fytyrën nuk duhet të jetë i njëjtë me atë të trupit. Dermatologët shprehen se përdorimi i peshqirit, mund të përhapë baktere në lëkurën e sapo pastruar, duke shkaktuar puçrra në fytyrë.

Ndërkohë që, fytyra e lagur vepron si sfungjer dhe do të përthithë më shpejt të gjitha produktet që do të vendosni pas dushit. Ndaj lajeni fytyrën me ujë të rrjedhshëm, e lejoni që të marrë frymë. Më pas mund të aplikoni të gjitha produktet që përdorni në përditshmërinë tuaj

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400