Moti për ditët e para të javës së ardhshme

18:19 / E diell, 12 Gusht 2018

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dy ditët e para të javës vijuese moti do të jetë i qëndrueshëm dhe stabil, duke e mbajtur gjendjen termike të pandryshueshëm dhe intervalet e gjata me diell.

Ndërkaq, sipas IHMK-së, nga e mërkura priten kushte tjera meteorologjike, meqë masat e ngrohta të ajrit të ardhura nga pjesa veriperëndimore dhe jugperëndimore e vendit, me vete do të sjellin edhe vranësira të cilat do të shoqërohen me reshje shiu.

“Sa i përket fushave barike nuk do të kemi luhatje të mëdha, me vlera minimale nën normalen dhe me 1-3 milibar mbi vlerat e normales, ndërsa në fushat termike do të kemi rënie të temperaturave për 2-4 gradë Celsius nga mesi i javës”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

“Indeksi UV mbetet në shkallë të rrezikshmërisë, prandaj këshillat e mjekut për tu mbrojtur nga rrezet direkte të diellit mbeten në fuqi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, përfundohet në njoftimin e IHMK-së. /Telegrafi/

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400