Motrat italiane thonë se janë pasardhëse të Mona Lizës

15:57 / E premte, 10 Gusht 2018


Natalia dhe Irina Strozzi, dy motra nga Italia, besojnë se janë pasardhëse direkte të personazhit më të famshëm të Leondardo Da Vincit, Mona Lizës.

Një mik i familjes Strozzi, historian, pasi dëgjoi për “mitin familjar” për lidhjen me Mona Lizën, u përkushtua në zbulimin e fakteve me anë të pemës familjare për të vërtetuar këtë gjë, shkruan EuroNews, përcjell Klan Kosova.

“Dhe nga ai moment na doli se ne jemi të lidhur gjenetikisht me njërën nga gratë më të famshme në botë”, tha Irina, njëra nga motrat.

Besohet se Mona Liza ka qenë një grua fisnike italiane, me emrin Lisa del Giocondo. Burri i saj, Francesco, në shekullin 16-të i kishte kërkuar Da Vinci-t që ta bënte portretin e gruas së tij.

Portreti më i famshëm në botë qëndron në Muzeun e Luvrit në Paris për më shumë se 200 vjet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400