Mrekullitë e qepës për trupin tonë

15:00 / E premte, 22 Qershor 2018
Qepët janë përdorur për trajtimin e një numri të lartë shqetësimesh shëndetësore.

Kjo pasi vetitë e tyre antimikrobiale dhe antiseptike janë veçanërisht të mira për të luftuar sëmundjet e zakonshme si infeksionet e veshit dhe plagët e vogla.

Infeksionet e veshit: Për të kuruar infeksionet e veshit, prisni qepët imët dhe i vendosninë një napë të palosur në dysh. E vendosni napën sipër veshit që ju dhëmb duke e fiksuar me një fashë, leckë apo kapelë të rehatshme.

E mbani deri në 12 orë dhe e zëvendësoni me qepë të freskëta sipas nevojës. Temperaturën e lartë: Trmperatura e lartë mund të luftohet duke vendosur feta qepë në tabanin e këmbëve. Vishni sipër çorape të ngrohta dhe i mbani gjatë natës për të ndihmuar në largimin e toksinave nga trupi.

Eviton nauset (të përzierat): Merrni një qepë të madhe e prisni imët dhe shtrydhni lëngun nëpërmjet një nape. E vendosni në napë qepën e copëtuar dhe e shtypni në mënyrë që të dalë lëngu prej saj. Pastaj, përgatisni një filxhan çaj mente dhe e lini të ftohet. I hidhni 2 lugë çaji lëng qepe dhe prisni 5 minuta. Pini çajin dhe do të vini re që simptomat tuaja do të largohen brenda 15-20 minuta.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400