A mund të zvogëlohet vagjina për shkak të mungesës së seksit ?

20:14 / E diell, 19 Gusht 2018

Mbase edhe ju keni dëgjuar për teorinë sipas së cilës pjesëtaret e gjinisë së bukur, të cilat një kohë të gjatë nuk bëjnë marrëdhënie seksuale, vagjina u bëhet më e ngushtë se më parë, ndërkaq ato që kanë seks të rregullt vagjina e tyre është më e gjerë. Ja cila është e vërteta!

Është shumë e sigurt që keni dëgjuar tregimin se si femrat të cilave “periudha e thatë” u zgjatë diç më shumë, kanë edhe vagjinë më të ngushtë, ndërsa ato të cilat kanë seks të rregullt e kanë më të gjerë.

E po, ekspertët thonë se kjo nuk është fare e vërtetë, transmeton Telegrafi.

Fakti është se muskujt e vagjinës janë elastikë. Ata gjatë marrëdhënies intime zgjaten, ndërkaq pastaj kthehen në formën e mëparshme. Megjithatë, ekzistojnë dy raste në jetë, kur vagjina ndërron formën dhe madhësinë për një kohë të gjatë.

Hulumtimet kanë treguar që vagjinës ndonjëherë i nevojiten edhe gjashtë muaj që të sanohet nga lindja, mirëpo pas kësaj periudhe kthehet në gjendjen e mëparshme.

Situata e dytë është plakja, sepse në trupin e femrës zvogëlohet niveli i hormoneve, gjë që do të thotë që muret vagjinale bëhen gjithnjë e më të hollë dhe gjithnjë e më pak elastikë.

Lajm i mirë është që tonusi i muskujve mund të përmirësohet me ushtrimet e Kegelit.

Për shkak se, nëse herën tjetër ju duket që vagjina juaj është më e ngushtë se më parë, kjo nuk ndodh për shkak të “thatësisë”, por për shkak që nuk jeni relaksuar dhe eksituar mjaftueshëm. E gjithë ajo që ju duhet është edhe pak paralojë. /Telegrafi/

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400