A ndikon madhësia e qafës tek problemet me shëndetin, mësoni çka ka zbuluar studimi më i fundit

08:06 / E enjte, 12 Korrik 2018
Nëse nuk mund ta mbyllni deri në fund këmishën, mund të keni një problem të madh që kërkon vëmendje mjekësore të menjëhershme: Meshkujt me madhësi të qafës shumë të madhe janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, ka zbuluar një studim brazilian.

Pasi analizuan të dhënat e gati 4000 meshkujve, shkencëtarët përcaktuan se mesatarja e perimetrit të qafës është rreth 40 cm.

Për çdo cm rritje në perimetrin e qafës, meshkujt janë 32% më të rrezikuar që të zhvillojnë rezistencë ndaj insulinës, 24% më të rrezikuar nga tensioni i lartë i gjakut, 50% më të rrezikuar që të kenë trigliceride të larta dhe 22% që të kenë nivele më të ulëta të kolesterolit të mirë (HDL), transmeton living.al.

Depozita dhjamore përreth qafës mund të prodhojë substanca inflamatore që çojnë në formimin e pllakës bakteriale në arteriet karotide në qafë, duke rritur rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400