Nëse doni të zgjoheni të freskët, kjo është koha kur duhet të flini

09:01 / E diell, 15 Korrik 2018
Nëse keni fjetur me kohë dhe sërish jeni ndjerë të lodhur në mëngjes, mbase kjo metodë do t’ju ndihmojë.

Një kompani që merret me prodhimin e mbulesave që vihen në sy gjatë natës ka bërë një hulumtim dhe ka caktuar orare të sakta deri në minuta , në mënyrë që njerëzit ta dinë kur të flenë e të mos ndihen të lodhur në mëngjes.

“Të flesh mirë nuk ka të bëjë vetëm me të shkuarit herët në shtrat, por lidhet ngushtë edhe me zgjedhjen e saktë të orarit për të fjetur, varësisht nga koha kur doni të zgjoheni në mëngjes”, thuhet në faqen e kompanisë në internet.

Gjumi përbëhet nga pesë faza, duke përfshirë fazën e fundit, REM, që është koha kur ne ëndërrojmë dhe e kemi më së vështiri për t’u zgjuar. Nëse zgjohemi me alarm në fazë jo të duhur, edhe nëse kemi fjetur sa duhet mund të ndihemi të lodhur.

Prandaj, nëse doni të zgjoheni në ora 7 të mëngjesit, oraret ideale për të fjetur janë 21:46, 23:46, 00:46 ose 02:16.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400