Nga ky aeroplan Trump do ta shpall Luftën e Tretë Botërore (Foto/Video)

15:49 / E hëne, 13 Nëntor 2017

 

Ky plan i pabesueshëm është projektuar për ditën kur do të vijë “fundi i botës” ose të vijë deri te ndonjë shpërthim i papritur bërthamor.

Një avion amerikan i projektuar posaçërisht ndjek aeroplanin “Air Force 1”  të Donald Trump kudo që ai  udhëton në rast se vjen deri te ndonjë goditje nukleare, transmeton InfoPress.

Zyrtarisht  njihet si “Qendra Kombëtare e Operacioneve Ajrore”, e cila u lejon presidentëve të SHBA-ve të lëshojnë direktiva dhe të japin urdhra kur janë në qiell të hapur.

Boing E-4Bs kushton vetëm 250 milionë dollarë kurse një orë punë e tij kushton 160,000 dollarë.

Aeroplani ka një gamë të gjerë mekanizmash mbrojtës, duke përfshirë aftësinë për të përballuar impulset elektromagnetike. Ekuipazhi i aeroplanit përdor instrumentet tradicionale analoge të fluturimit në kabinë, sepse ato janë më pak të ndjeshme ndaj sulmeve kibernetike.

Megjithëse ky avion teknikisht nuk është sekret, është më i sigurti që në të të qëndrojë presidenti i SHBA-ve në rast të një lufte të re ose ndonjë sulmi bërthamor.

Ndryshe nga të tjerët dhoma kryesore e “Air Force 1” është ajo e “luftës”, ku dhjetëra analistë ushtarakë, strategë dhe asistentë komunikimi do ta shoqërojnë presidentin gjatë ditëve të para të luftës bërthamore.

Gjithashtu ka pajisje speciale të tilla si një antenë e gjatë prej tetë kilometrash, në mënyrë që presidenti të mund të qëndrojë në kontakt me flotën e nëndetëseve bërthamore edhe pas ndërprerjes së komunikimit në terren.

Gjatë dekadës së fundit të Luftës së Ftohtë, aeroplani E4B ishte stacionuar në bazën e Forcës Ajrore Endruz në Maryland. /Gazeta InfoPress

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400