Norvegjia, vendi më i mirë për të jetuar

09:49 / E martë, 07 Gusht 2018

Vendi më i mirë për të jetuar në tokë është Norvegjia.

Këtë epitet shteti i Norvegjisë e mori për shkak të investimeve në kujdesin shëndetësor dhe arsim, strukturë të fortë qeveritare, industrinë e turizmit piktoresk dhe të pasure e konomi të zhvilluar.

Në listë, rezultati i përgjithshëm i Norvegjisë në Indeksin e Zhvillimit Njerëzor është 0.944, i cili pasohet nga Australia dhe Zvicra, me 9.44, 0.935 dhe 0.930.

Jens Wandel, kreu i departamentit administrativ të programit theksoi suksesin e padiskutueshëm të Norvegjisë duke thënë:

“Norvegjia me kalimin e kohës ka arritur të rrisë të ardhurat e saj dhe në të njëjtën kohë ka siguruar që të ardhurat të shpërndahen në mënyrë të barabartë”, transmeton KlanKosova.

Të pesë vendet që kanë indeks të ulët të zhvillimit në rang që varion nga 183 deri në 188 janë Burkina Faso, Burundi, Çadi, Eritrea, Republika e Afrikës Qendrore dhe Nigeria.

India renditet e 130 në indeks me pesë vende përpara vitit të kaluar.

Vende të tjera në 10 listat kryesore janë: Danimarka, Hollanda, Gjermania dhe Irlanda, pasuar nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Zelanda e Re.

Raporti gjithashtu zbulon një pjesë të errët të zhvillimit njerëzor, siç janë 830 milionë njerëz në botë, të cilët ende klasifikohen si “të varfër ” (duke fituar nën 2 dollarë në ditë) nga OKB, rreth dy miliardë njerëz ishin në gjendje të lëvizin nga varfëria ekstreme në 25 vitet e fundit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400