Operacione me lekët e “babushave”, 34-vjeçarja bëhet si Barbie

18:34 / E diell, 22 Prill 2018

Një grua amerikane është shndërruar në një kukull Barbie me ndihmën e ndërhyrjeve të ndryshme plastike, që janë financuar nga “babushat”.

34-vjeçarja Katie Rose, me banim në Los Anxheles, ka pasur probleme me shëndetin mendor përpara dy vitesh dhe kjo eksperiencë e vështirë ka bërë që të nisë jetën që ka dëshiruar gjithmonë, transmeton Top Channel.

Ajo e filloi transformimin me një ndërhyrje për rritjen e gjoksit, gjë që e bëri tërheqëse për gjininë mashkullore, veçanërisht tërhoqi vëmendjen e meshkujve të pasur e të mëdhenj në moshë.

“Kam pasur mbështetjen e babushave në shndërrimin tim. Ata i pëlqejnë shumë buzët e mia dhe jo vetëm. Janë të lumtur të paguajnë operacionet e mia plastike”, deklaron Katie.

34-vjeçarja thotë se është bërë kështu pasi është frymëzuar nga një kukull Barbie që ka pasur në fëmijëri.

   

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400