Organizata Botërore e Shëndetësisë e liston varësinë nga seksi si çrregullim të shëndetit mendor

15:50 / E martë, 10 Korrik 2018
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka deklaruar se varësia nga seksi është çrregullim i shëndetit mendor.

Varësia nga seksi definohet si paaftësia për t’i kontrolluar epshet seksuale të cilat shpijnë që njerëzit ta neglizhojnë shëndetin e tyre pavarësisht se nuk kanë kënaqësi gjatë aktit.

Në mënyrë që të diagnostikohen me këtë varësi, pacientët duhet të vuajnë të paktën gjashtë muaj nga ky fenomen.

Sipas statistikave, në Mbretërinë e Bashkuar rreth 4% e popullsisë vuajnë nga varësia e seksit, ndërkaq deri në 6% në SHBA.

Ekspertët besojnë se kjo varësi së shpejti do të fillon të trajtohet si depresioni dhe ankthi.

Përndryshe, Organizata Botërore e Shëndetësisë së fundmi edhe luajtjen e vazhdueshme të video-lojërave e ka listuar si çrregullim.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400