Paracetamoli është i kontaminuar me virusin vdekjeprurës ‘Machupo’?

01:09 / E premte, 12 Janar 2018

 

Paralajmërimet pohuan se paracetamoli është i kontaminuar me një virus të rrezikshëm dhe përdorimi i saj duhet të shmanget.

Keni kujdes, mos merrni paracetamol që vjen me shkrim P/500.

Është një paracetmaol i ri, i bardhë me shumë shkëlqim, në të cilin doktorët kanë vërtetuar se përmban virusin ‘machupo’, që konsiderohet si një nga viruset më të rrezikshme në botë, me një shkallë të lartë të vdekshmërisë.

Machupo, i njohur gjithashtu si ‘virusi hemorragjik bolivian’ është endemik në Bolivinë Veriore dhe Lindore dhe zakonisht përhapet përmes ajrit dhe ushqimit.

Sipas paralajmërimeve, paracetmaoli i ri ‘shumë i bardhë dhe me shumë shkëlqim’ P/500 është i kontaminuar me patogjen, duke paraqitur një rrezik të madh të infeksioneve.

Zyrtarët e shëndetësisë publike kanë lëshuar deklarata ku konfirmojnë se këto nuk janë thashetheme mirëpo janë të vërteta dhe të besueshme, raporton snopes, transmeton lajmi.net

Virusi Machupo gjithashtu përhapet edhe përmes kontaktit të drejtpërdrejtë.

Virusi Machupo vjen si burim nga përshtyma, urina e brejtësve të infektuar dhe kështu bëhet një bartës i virusit.

Ndërkaq në Malajzi, Ministria e Shëndetësisë ka rrëzuar poshtë këto ‘thashetheme’ që qarkullojnë në mediat sociale se tabletat P/500 Paracetamol përmbajnë virusin ‘machupo.’

Drejtori i përgjithshëm i Shëndetësisë së Malajzisë, Dr. Datuk Noor Hisham Abdullah tha se ashtu si shumica e viruseve, Machupo nuk mund të jetojë në mjedise të thata, siç janë tabletat e paracetamolit.

‘Virusi Machupo është karakterizuar në grupin Arenavirus i cili mund të shkaktojë ethe hemorragjike. Për momentin, virusi mund të gjendet vetëm në Amerikën e Jugut. Është përhapur përmes urinës ose fekaleve të brejtësve të infektuar’ tha ai në një deklaratë sot.

Noor Hisham tha se Ministria nuk kishte marrë asnjë raport në lidhje me kontaminimin e paracetamolit nga autoritetet për vendet e prodhimit ose në ndonjë vend tjetër deri më tani.

Ne nuk ishim në gjendje të gjejmë ndonjë raport të besueshëm të paracetamolit të ndotur nga virusi Machupo.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400