Paralajmërimi i njeriut që ka parashikuar gjithçka: 2018-ta do të jetë ferr i vërtetë për njerëzimin (Video)

10:54 / E hëne, 13 Nëntor 2017

 

Parashikuesi britanik Craig Hamilton-Parker, i cili me sukses parashikoi fitoren e Trump dhe Bregzitin, ka paralajmëruar për disa ngjarje shqetësuese që, siç pretendon ai, do të ndodhin në botë vitin e ardhshëm.

Viti i ardhshëm do të jetë plot me trazime dramatike politike dhe kriza ekologjike që do të shkaktojnë kushte të paparashikuara atmosferike, njoftoi Hamilton-Parker, transmeton InfoPress.

Ai parashikoi gjithashtu një sulm terrorist në autostradën britanike, një revolucion në Korenë e Veriut, ku Kim Jong-un do të përmbyset dhe një sulm kimik që do të kryhet në një nga qytetet evropiane.

Megjithatë, parashikimet më dramatike janë dhënë për ekologjin dhe në 2018, ai parashikoi një seri të katastrofave ekologjike.

Më e keqja vetëm sa nuk ka ardhur.

“Ekologjia është në krye të listës sepse mendoj se në vitin 2018 do të ketë tërmete të paprecedentë, shpërthime vullkanike dhe stuhi të rënda”, tha ai.

Ai gjithashtu njoftoi se do të aktivizohej Vesuvius për shkak të të cilit banorët e Napolit do të evakuohen dhe sipas parashikimeve të tij, një tërmet i tmerrshëm do të godasë Zelandën e Re.

Zjarret vdekjeprurëse në Kaliforni, përmbytjet shkatërruese në Kinë dhe Indi dhe uraganet e tmerrshme që kanë shkatërruar Karaibet këtë vit janë gjithashtu në listë.

Pavarësisht nga parashikimet e tmerrshme, njerëzimi do të arrijë një nivel më të lartë të ndërgjegjes, sipas Craig Hamilton-Parker.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400