Parashikimi i frikshëm që u bë realitet: Për një natë, ky liqen vrau 1.7700 njerëz (Video)

08:34 / E martë, 14 Nëntor 2017

 

Gjatë natës së verës të vitit 1986, fshatarët që jetonin pranë liqenit afrikan Nios dëgjuan një bubullimë të pazakontë …

Për këtë liqen vullkanik në Kamerunin veriperëndimor, përgjatë kufirit me Nigerinë, ekzistojnë mite të shumta.

Besohet se ka shpirtra të këqij në të. Ajo që ndodhi më 21 gusht vetëm sa u dha shkas tregimeve që fëmijët të mbahen larg nga liqeni, pasi në të fshihet një sekret i madh.

Liqeni para kësaj ngjarje ishte i qetë, blu dhe i madh. Në natën e kobshme pranë liqenit, fshatarët dëgjuan zhurma. Pas zhurmës së frikshme të asaj nate, liqeni u shndërrua në një fontanë që shpërndante ujin disa qindra metra larg në ajër.

Pastaj një re e madhe u formua mbi liqen, nga tymi që dilte nga liqeni. Ajo vazhdoi të rritej derisa arriti në një lartësi prej rreth 100 metrash.

Ndërkohë, fshatarët e frikësuar lanë shtëpitë e tyre për të zbuluar shkakun e zhurmës.

Kur dolën, ata humbën vetëdijen. Retë e rënda ishin “shpërndarë” në vendbanime dhe njerëzit në zonat e prekura humbën vetëdijen dhe pastaj vdiqën pas disa çastesh. Në fshatrat e para që uji ka goditur vetëm katër vetë mbijetuan.

“Unë nuk mund të flisja, mbeta pa vetëdije, ndihesha tmerrësisht keq dhe dëgjova vajzën time të gërhasë jashtëzakonisht shumë, tingëllonte shumë jonormale. Kur iu afrova shtratit të  saj humba vetëdijen dhe rashë, u përpoqa të thosha diçka por zëri nuk dilte nga unë “, thotë Jozef Nkvajn, një nga të paktët që mbijetoi nga katastrofa më e pazakontë natyrore në histori.

Retë e rënda mbuluan gjithë luginën e vendbanimet përreth. Njerëzit ishin kudo – në rrugë, në oborret e tyre, në fusha. Ndërsa disa vetë humbën vetëdijen, të tjerët në dhimbje dhe pa oksigjen vdiqën brenda pak minutash.

Në atë natë fatale, Liqeni Nios papritmas lëshoi një re të madhe të dioksidit të karbonit (CO 2), duke vrarë 1,746 njerëz dhe më shumë se 3,500 kafshë në qytetet dhe fshatrat përreth.

Kjo është hera e parë në histori që natyra ka shkaktuar një mbytje të një numri kaq të madh njerëzish dhe kafshësh. Deri më 23 gusht, retë u zhdukën dhe të mbijetuarit filluan të zgjoheshin pas një alivanosje që zgjati afro 36 orë./Gazeta InfoPress

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400