Përse disa meshkuj përnjëherë humbin interesimin për femrën të cilën e bëjnë për vete?

09:26 / E enjte, 12 Janar 2017

 

A i keni bërë pyetje vetes ndonjëherë përse disa meshkuj përnjëherë humbin interesimin për femrat? Në një moment jetoni si në ëndërr, kurse më vonë ëndrra shndërrohet në horror.

Shumica e meshkujve sillen si të marrë pas ndonjë vajze të caktuar apo pas ndonjë femre, gjithnjë deri në momentin kur i bëjnë për vete, e më vonë shumë shpejt humbin interesimin.

Kur të ndiejnë një dozë të caktuar sigurie, fillojnë aventurën e re, andaj vajzat thyhen shpirtërisht, ndërsa u mbeten shumë pikëpyetje në kokë.

Dëshmimi i dëshirueshmërisë
Ekziston një tip i caktuar meshkujsh, të cilët kurrë nuk “rriten”, kurrë nuk piqen dhe kurrë nuk e mposhtin frikën nga lidhja, martesa dhe obligimet. Ata tipa nuk dëshirojnë të humbin ndjenjën e lirisë, ndërkaq bërja për vete e gjinisë së kundërt vazhdimisht u shërben për t’u dëshmuar se akoma janë të dëshirueshëm.

45-icebreak-bed

Tipat garues
Në kategorinë e dytë bëjnë pjesë meshkujt të cilët bërjen për vete të femrave e konsiderojnë si formë gare, sepse të gjithëve dëshirojnë t’u tregojnë se si ata mund të kenë vajzën të cilën e dëshirojnë, e pastaj shumë shpejt pushojnë të interesohen për to. Edhe pse pjesëtaret e gjinisë së bukur “ndizen” kur janë në prani të tyre, kujdesen që të tjerët t’i shohin bashkë, ato shumë shpejt mbeten me zemër të thyer dhe kërkojnë sfidë të re dashurore.

Çfarë duhet bërë lidhur me këtë çështje?
Në vend që t’i bien me kokë murit, femrat gjithashtu duhet ta luajnë lojën e tyre. Mos u jepni përgjigje pozitive menjëherë dhe filloni t’i detyroni që sa më shumë të angazhohen rreth fitimit të simpatisë suaj, sepse meshkujt në atë mënyrë bëhen gjithnjë e më të zjarrtë. Gjithmonë mbani njëfarë distance, në mënyrë që pas shoqërimit afatgjatë dhe intensiv të mund të keni “as”-in nën mëngë me të cilin do ta befasonit.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400