Përsiatje për botimin e librit për mendimin kritik shqiptar

17:48 / E martë, 15 Maj 2018

 

Nga Sali BYTYÇI

 

 

  • Të bësh shkencë do të thotë të punosh me sistem: të gjesh fillin, pastaj të ndjekësh rrugën nga do të shkosh dhe të kesh të qartë cakun ku do të arrish; e kundërta është të mos bësh shkencë: të jesh konfuz, të mos gjesh fillin kurrë, apo të kapesh për një pseudo-fill, të ecësh në tym, ndërsa të ndalesh aty ku të zë nata, pa e ditur as vetë se ku ndodhesh. Kur autori është në terr, si mund të jetë në dritë lexuesi?
  • Arben Hoxha bën shkencë në kohën që më shumë është e politikës, e më pak e fushave të tjera të jetës shoqërore, po aspak e shkencës; është pothuaj i vetëm në rrugën e vet, po që edhe i vetëm e vazhdon atë rrugë që e ka nisur herët.
  • Nëse nxënësi duhet të ketë mësues patjetër, Arben Hoxha ka mësues prej të cilëve ka mësuar, por ata më tepër janë jashtë hapësirës shqiptare, e shumë pak brenda kësaj hapësire.
  • Ashtu sikur kur duam të shprehim mendimin tonë për një çështje, që iu referohemi mendjeve të mëdha të njerëzimit, në radhë të para për ta sqaruar atë çështje me veten tonë, e më pak për t’u sqaruar para të tjerëve, në hapësirën shqiptare, ata që merren me mendimin kritik shqiptar, tani e prapa, mendimin e tyre nuk mund ta thonë pa iu referuar veprës së Arben Hoxhës, “Mendimi kritik letrar shqiptar”.
  • Sot lirisht mund të themi se botimi i këtij libri është festë e dijes.

 

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400