Piu kafe në Venecia, tronditet nga çmimi i lartë i faturës (Foto)

16:22 / E martë, 07 Gusht 2018

Një klient i zemëruar ka akuzuar kafenë se për dy kafe dhe dy shishe ujë ai ka paguar 43 euro.

Juan Carlos Bustamente, 62 vjeç u trondit kur mori faturën në Caffe Lavena në Sheshin e Shën Markut në Venecia.

Atij iu desh të paguaj 11.5 euro për një kafe, ndërsa 10 euro për një shishe uji 0.25 ml.

Bustamante, nga Santiago, Kili, ndau këtë në Facebook duke shkruar: “Nuk e di se çfarë mendojnë, por 43 euro janë bërë dy kafe dhe dy shishe uji”.

Postimi i tij u bë viral në Itali, me disa komentues që e quajtën atë një cmim “grabitje”.

Një zëdhënës i Caffe Lavena tha se klientët e paguan këtë çmim të lartë pasi ata vendosën të ulën jashtë në sheshin e Shën Markut.

Ai tha: “Njerëzit mërziten kur vjen fatura, sepse ata nuk dëgjojnë kur u japim atyre menynë edhe pse thuhet qartë se çmimet janë më të larta për t’u ulur jashtë. Ata vetëm na largojnë edhe nëse insistojmë ata irritohen”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400