Populli ku gratë lindin deri 65 vjeç dhe nuk i zë asnjë sëmundje

01:45 / E enjte, 19 Tetor 2017

 

Në Pakistanin e Veriut, ata i sheh të qeshur me stilin e jetës, me dietën e të ushqyerit.

 
Komuniteti ka 87 mijë anëtarë që jetojnë në malet e Pakistanit verior, me një jetëgjatësi mesatare prej 120 vitesh. Në disa raste të rralla ata jetojnë madje deri në moshën 160 vjeçare, shpesh pa probleme shëndetësore.

Hunzasët janë një shembull i përsosur se si ndjekja e një diete të shëndetshme, mund të rrisë jetëgjatësinë dhe të përmirësojë kushtet shëndetësore. Sipas një postimi të botuar nga “Healthisportal.com”, ata rrallë sëmuren. Në fakt, nuk ka pasur një rast të vetëm të tumoreve të raportuara në mesin e tyre. Aty gratë lindin derisa të jenë 65 vjeçe!

Dieta e tyre përbëhet nga ushqimi që vetë prodhojnë, duke përfshirë fruta të papërpunuara dhe perime, arra, kajsi të thata por më pak djathë, qumësht dhe vezë.

Farat e kajsisë janë të pasura me vitaminë B-17, gjë që shpjegon pse ato janë të rrezikuar nga tumoret. Vitaminat në fara kajsie, kanë veti anti-kancerike dhe banorët i përdorin ato fara për të bërë vaj.

Konsumi i mishit nuk është i zakonshëm në mesin e tyre dhe ata e konsumojnë vetëm disa herë në vit, kryesisht mish qengji ose pule. Thuhet se ata gjithashtu ecin 15-20 kilometra në ditë, një stërvitje shumë më rraskapitëse sesa mesatarja prej 3 kilometrash kardio që shumë prej nesh përdorin në palestra. Ata gjithashtu ndjekin një traditë fetare, ku për një periudhë prej katër deri pesë muajsh, ata nuk konsumojnë asgjë, por vetëm pinë lëng nga kajsi të thata.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400