Pse duhet ta konsumojmë qepën?

22:52 / E hëne, 06 Gusht 2018

Të bardha, të verdha, të kuqe, vjollce apo të gjelbërta nuk ka rëndësi. Të gjitha llojet e këtyre qepëve kanë përfitime shëndetësore.

Më poshtë po ju sjellim disa përfitime mbresëlënëse shëndetësore nga qepa, transmeton Klan Kosova.

Qepët janë të pasura me antioksidantë

Nuk janë të mbushura me vitamina dhe minerale. Një qepë e mesme e cila përmban rreth 44 kalori siguron 20% të nevojave tuaja të përditshme të vitaminës C dhe midis 5 dhe 10% për B6, folat, kalium dhe mangan.

Por qepët janë plot me antioksidantë.

Ju mbrojnë nga kanceri
Në një studim të botuar në American Journal of Nutrition Clinical, hulumtuesit kanë zbuluar se në vendet ku njërezit hanë më shumë qepë, norma e kancerit është më e ulët.

Përmirësojnë densitetin e kockave

Një studim ka vërejtur një lidhje midis konsumit të qepëve dhe shëndetit të kockave.

Studimi u krye tek gratë. Si rezultat, gratë që hanin qepë më shpesh kishin dendësi më të mirë të kockave dhe kishin rrezik më të ulët të frakturave të ijeve, me më shumë se 20% në krahasim me ato që nuk hanin kurrë qepë.

Qepët gjithashtu ndihmojnë tretjen

Kjo për shkak se qepët janë të pasura me inulinë, një lloj fibre që vepron si një prebiotik. Me pak fjalë, prebiotikët shërbejnë si ushqim për probiotikë.

Inulina gjithashtu ndihmon në parandalimin e kapsllëkut, përmirësimin e rregullimit të nivelit të sheqerit në gjak, rritjen e absorbimit të lëndëve ushqyese dhe shëndetin e kockave.

Thuhet se ndihmon edhe humbjen e peshës duke frenuar oreksin.

Ul nivelin e kolesterolit

Një studim me gra me mbipeshë iu caktoi atyre ose një dietë me shumë qepë (qepë të kuqe të papërpunuar) ose një dietë me pak qepë.

Pas tetë javëve, studiuesit gjetën rënie në nivelin e kolesterolit në të dy grupet por rënia ishte më e madhe tek ata pacientë që hëngrën më shumë qepë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400