Puna e ëndrrave: Rroga 10 mijë dollarë, detyra e vetme është të shtriheni në plazh! Ja si të aplikoni

14:23 / E hëne, 13 Nëntor 2017

 

Kjo është një mundësi unike  për të fjetur në hotelet luksoze, të pushoni në brigjet e Kankunës dhe të shoqëroheni me banorët lokalë dhe përveç të gjithave për këtë të merrni pagë.

Faqja e udhëtimit Cancun.com po kërkon një person të ri, puna e të cilit do të jetë të shijojë plazhet. Ai që ka fatin të fitojë vendin e punës, do të paguhet 10,000 dollarë në muaj, transmeton InfoPress.

Punë e punonjësit të ri do të jetë të ulet në plazh, të fle në shtretër luksozë, të publikojë përmbajtje në rrjetet sociale, të vizitojë klubet e natës si një mysafir VIP dhe të marrë pjesë në aktivitete.

Në përshkrimin e punës thuhet se kjo përvojë përjetohet një herë në jetë.

Drejtori i Përgjithshëm Ced Meyerson thotë se mezi presin të fillojnë kërkimin për për punonjësin e ri cili gjithashtu do të jetë fytyra e tyre mbrojtëse.

“Mundësia për t’u paguar, jetuar dhe udhëtuar në të gjithë Meksikën është një mundësi që vie një herë në jetë”, tha Meyerson.

Për të aplikuar për këtë pozitë, vetëm një CV nuk do të jetë e mjaftueshme, por kandidatëve u kërkohet të dërgojnë një minutë video duke shpjeguar pse ata janë personi ideal për këtë punë.

Konkursi është i hapur deri më 17 dhjetor. /Gazeta InfoPress

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400