Rrëfimi i rrallë i një prostitute: Si kërkonin seks të gjithë policët e rajonit

16:38 / E enjte, 18 Maj 2017

 

Policët rezultojnë me epshe të forta seksuale aq sa lënë pa kryer dhe punën. Kjo faktohet nga një prostitutë 18-vjeçare.

Celeste Guap, rrëfen për ‘’Daily News’’ në SHBA, për skandalin seksual të oficerëve në Oakland.

Celeste tregon se ishte vetëm 16 vjeç, kur shkoi për herë të parë me një oficer të policisë së Oaklandit, mikun e mamasë së saj, Brendan O’Brien, që nuk është më në jetë.

Shefi i policisë së Oakland-it dha dorëheqjen, ndërsa O’Brien që e bëri seks me të, vrau veten orë më vonë.

Mendohet se numri i zyrtarëve, që kanë kryer marrëdhënie seksuale me të të jetë 30, përfshirë 4 të tjerë kur ishte e mitur. Në shënimin e tij të vetëvrasjes, O’Brien akuzoi edhe tre oficerë të tjerë, duke përfshirë një rreshter, të cilët ai i kishte si të dyshuar dhe që ishin përfshirë në marrëdhënie seksuale me Celesten.

18-vjeçarja tregon se ka fjetur me të gjithë, nën presion, madje nën presion oficerët e mbanin edhe duke e trembur me qenin nuhatës.

Skandali po merr përmasa gjigande, pasi Celeste ka ruajtur gjithçka në telefonin e saj, mesazhe, foto duke bërë seks, video dhe çdo gjë që do ta ndihmojë drejtësinë për të zbardhur të vërtetën.

E trembur Celeste rrëfen se vetëm 3 prej tyre e kishin paguar për të bërë seks, të tjerët e kishin kërcënuar.

‘’Pse bëje seks të papaguar?’’, e pyet gazetari 18-vjeçaren, por ajo përgjigjet se përveç frikës, merrte informacion nga ta edhe për operacione te policisë mbi prostitutat. Një lloj garancie që nuk do kapej teksa prostituonte me të tjerë.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400