Seksi dhe shtatzënia, ja çka duhet të dini

14:25 / E hëne, 12 Mars 2018

 

Shpesh njerëzit preferojnë të kryejnë marrëdhënie në shtatzëni por kjo nuk është shumë ide e mirë. Por nëse ju si çift keni vendosur që të kryeni marrëdhënie duhet të keni parasysh që ato nuk janë më si më parë.

Ja gjërat që duhet të dini:

1.Gjatë tremestrit të parë marrëdhëniet seksuale mund të ndalohen edhe nga mjeku duke qenë se implantohet embrioni, zvilohen organet e tij dhe nga akti mund të shkaktohet edhe një abort spontan.

2.Dëshira seksuale e gruas gjatë tremestrit të dytë do të jetë më e lartë gjatë 9 muajve pasi përjetohet një rritje e madhe e hormoneve dhe nga ana tjetër dhe mashkulli tërhiqet më tepër nga trupi i saj në këtë periudhë.

3.Gjinjtë mund të rrjedhin gjatë marrëdhënies intime. Nga ana tjetër mashkulli do të fillojë ta ketë të vështirë të pranojë që ato nuk janë vetëm pjesë e kënaqësisë seksuale.

4.Jo të gjitha pozicionet e seksit janë të përshtatshëm. Duke qenë se edhe trupi i gruas ndryshon duhet të gjeni pozicionin më të mirë.

5.Seksi nuk e dëmton beben. Ai është tepër i mbrojtur në trupin e nënës. Megjithatë kujdes me ejakulimin brenda trupit të gruas pasi sperma përmban elementë që zbusin qafën e mitrës.

6.Mund të këshillohet që gjatë 4 javëve te fundit të ndalohet marrëdhënia seksuale duke qënë se rrit rrezikun e infeksionit.

7.Pas lindjes gruaja nuk mund të ndiejë të njëjtën dëshirë dhe kënaqësi seksuale si më parë.

8.Gruaja do të ketë tharje vagjinale pas lindjes si pasojë e rënies së nivelit të estrogjenit dhe kjo mund të shkaktojë dhimbje gjatë aktit. Pas lindjes mund të ketë vështirësi në mbajtjen e urinës edhe gjatë marrëdhënies seksuale

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400