Sëmundja që rrezikon të zhdukë bananen është përhapur në pesë kontinente

12:48 / E hëne, 09 Korrik 2018
Një ndër frutat më të konsumuar në të gjithë botën rrezikohet të zhduket! Ekspertët kanë paralajmëruar se përhapja e një sëmundjeje tropika, po vendos në rrezik rrënjët e pemëve të bananave.

E njohur si sëmundja Panama, ky infeksion fugal është përhapur në kontinentet si Azi, Afrikë, Lindje e Mesme, Australi dhe Amerikë Qendrore. Shkencëtarët paralajmërojnë se banania, një nga frutat më të shitura dhe të konsumuara në të gjithë botën, mund të zhduket nga kjo sëmundje.

Shqetësues është fakti se dhe trajtimet me substanca kimike kanë rezultuar jo efikase për parandalimin e përhapjes së sëmundjes. Biologët po përpiqen të prodhojnë një hibrid të dy llojeve të bananes me shpresën që të zhvillojnë një virus kundër infeksionit.

Shpëtimi mund të vijë nga një formë e rrallë e pemës Madagaskane, ku rritet një lloj i veçantë i banaes që është imun ndaj sëmundjes Panama.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400