Shëroni fytin e acaruar me produktet që keni në shtëpi

12:45 / E diell, 14 Janar 2018

Ilaçet jo gjithmonë janë zgjidhje, sidomos për disa probleme të cilat mund të eliminohen lehtë me produkte shtëpiake.

Një prej tyre është edhe hudhra, e njohur si një antibakterial i fuqishëm. Falë hudhrës dhe disa produkteve të tjera, mund të shëroni fytin e acaruar, inflamacionin dhe ftohjen.

Receta:

– 3 dl ujë,
– 3 thelpinj hudhre,
– një qese çaj mente apo disa fletë të freskëta mente,
– mjaltë,
– limon.

Përgatitja:

Shtypni hudhrën dhe hidheni në filxhan ku të qëndrojë 10 minuta, në mënyrë që të gjitha materiet e shëndetshme të saj të aktivizohen.
Hidhni ujin në zjarr që të vlojë.
Në filxhan me hudhër hidhni qesen e çajit (ose fletët e freskëta të mentës) dhe të gjithave shtoini ujin e vluar dhe lini të qëndrojnë 5 minuta.
Kullojeni çajin, shtoni një lugë të vogël mjaltë dhe pak limon. Pini çajin derisa është ende i ngrohtë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400