Shitet menuja e parë e Titanikut, zbuloni çmimin marramendës

00:00 / E hëne, 23 Prill 2018

Menyja e ushqimit të parë që është shërbyer në bordin e anijes së famshme të Titanikut është shitur për 100 mijë paund në ankand.

Dreka u është shërbyer oficerëve në ditën e parë që u provua anija në det më 2 prill 1912.

Menunë e ka mbajtur zyrtari i dytë, Charles Lightoller, i cili ishte anëtari më i lartë i ekuipazhit që mbijetoi nga tragjedi dhe ia dha gruas së tij pasi u largua nga Southampton më 10 prill 1912, transmeton oranews.

Drejtuesi i ankandit Alan Aldridge tha se ishte “një nga menytë më të rralla që ka mbetur në ekzistencë”.

Menuja iu shit të shtunën një koleksionisti britanik në ankandin në ‘Henry Aldridge dhe Son in Devizes’.

Aldridge tha: “Jemi të kënaqur me rezultatet e ankandit dhe mendojmë se gjëja e rrallë e objekteve reflektohet në çmimet që ilustron magjepsjen e vazhdueshme me historinë e Titanikut”.

Më 2 prill, në ditën e parë të Titanikut në det, oficerët dhe ekuipazhi shijuan ushqimin e tyre të parë që shërbehej në sallonin e ngrënies kryesore përpara se të bashkoheshin me pasagjerët.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400