Si përjetohet dhe si duhet të përballeni me fundin e lidhjes

00:47 / E enjte, 26 Prill 2018

 

Sipas rezultateve të hulumtimit të psikologëve italianë, përcjell LaRepublica, ndjenjat të cilat shkaktohen si pasojë e falimentimit të një lidhjeje janë të ngjashme me ndjenjat të cilat i shkakton vdekja e një personi të afërm, ndërsa pikëllimi e mërzia mund të zgjasin rreth gjashtë muaj.

Çka të ndërmarrim dhe si ta kalojmë situatën e sapokrijuar?

Përballuni trimërisht me faktet

Hapi i parë është vetëdija dhe forca që të pranohet ajo çka ka ndodhur. Të rendisim arsyet të cilat i kanë dhënë fund dashurisë. Me pikëllimin dhe vuajtjen përballemi më mirë kur gjejmë kuptimin.

Rrini fizikisht larg nga ish-dashuria

Është e rëndësishme të qëndroni në një distancë të sigurt nga ish-dashuria, të paktën në fillim. Dykuptimësia, mosmarrëveshjet, zënkat, të gjitha këto mund të përkeqësojnë me të madhe procesin e shërimit dhe rikthimit në botën e beqarëve.

Shërojeni krenarinë e lënduar

Pas gjysmë viti dhimbja nuk është më akute, vuajtjet janë më të rralla dhe filloni ta shëroni krenarinë lënduar. Në momentin kur filloni t’i gëzoheni ditës së ardhshme jeni në fillim të shërimit.

“JO” përgjithmonë

Bëhuni të vendosur dhe kur njëherë thoni apo dëgjoni “jo” le të jetë definitive. Çdo zhagitje nxit katastrofën që është në prag.

Çdo kontakt është rrezik që do ta ripërtërini lidhjen në baza të pashëndetshme të cilat do të shemben me grindjen apo problemin e parë dhe pastaj duhet të kaloni përsëri nëpër të gjitha fazat e shërimit të zemrës së thyer.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400