Si të heqësh rrudhat nga rrobat pa hekur

09:29 / E mërkure, 22 Gusht 2018
 
 
Kur jeni me pushime apo udhëtime larg shtëpisë, një nga problemet që ju shoqëron është edhe rrudhosja e rrobave.

Sado që t’i palosni me kujdesin maksimal përpara se t’i vendosni në valixhe, prap diçka aty do të rrudhoset. Por ju nuk mund të ngrini dhe hekurin e rrobave e ta merrni me vete kur udhëtoni.

Kjo është një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për heqjen e rrudhave nga rrobat, pa ndihmën e hekurit të hekurosjes. Filliisht mbyllni dyert dhe dritaret e banjës për të mos lejuar daljen e ajrit. Vendosini veshjet e rrudhosura në varëse rrobash dhe varini në ambjentin e banjës. Bëni kujdes që ato të jenë sa më afër dushit, por jo aq afër sa të lagen nga uji. Më pas futuni të laheni në dush siç bëni zakonisht. Kur të keni mbaruar, do të shihni se avulli i emetuar do t’i ketë zhdukur rrudhat nga rrobat tuaja.anabel

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400