Si t’i eliminoni njollat e grimit nga rrobat

12:22 / E diell, 13 Maj 2018

Kur nguteni, në vend që në fytyrë, grimi ndonjëherë pa dashur bie nëpër rroba apo lë gjurmë në dysheme dhe tepih
Njollat nga maskaraja, buzëkuqi ajlaneri, pudra do t’i eliminoni lehtë nëse përdorni disa nga këto truqe.

Buzëkuqi – Njollën nga buzëkuqi spërkateni me llak të thonjve dhe lëreni të qëndrojë 10 minuta. Pastaj rrobën fërkojeni me sfungjer dhe lajeni në rrobalarëse.

Për eliminimin e njollave nga maskaraja përdorni preparatin për heqjen e grimit i cili përmban vaj. Në të kundërtën, do të bëjë “katastrofë” edhe më të madhe!

Pudra e lëngët – Sa herë nëpër dyqane keni përdorur pjesë rrobash të cilat ju kanë pëlqyer, por nuk i keni blerë, sepse kanë pasur gjurmë pudre?

Në të ardhmen mos hezitoni kur blini, sepse njollat e këtilla lehtë eliminohen me shkumë rroje apo me shampon.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400