Stuhi e tmerrshme e shiut dhe breshrit përfshinë rajoni, çka e pret Kosovën?

13:30 / E shtunë, 09 Qershor 2018

 

Erëra e stuhishme goditi Malin e Zi duke shkaktuar dëme të mëdha në shtëpi, ndërtesa dhe pemë.

Sllovenia dhe Kroacia gjithashtu janë prekur nga tensione të tmerrshme por paralajmërohet stuhi e ngjashme në gjithë rajonin.

Instituti meteorologjik të Malit të Zi thotë se një stuhi e fuqishme e goditi Lusticën, Budvën, Tivatin ku ka dëmtuar edhe platformën e aeroportit të këtij të fundit. Erërat u rrëzuan çati dhe u shkaktuan aksidente trafiku, transmeton lajmi.net.

Stuhia e përfshiu edhe pjesën jugore të Sllovenisë dhe Kroacisë lindore.

Instituti meteorologjik slloven ngre alarmin në nivelin më të lartë “të kuq”, raporton Hina.

Moti i keq ka shkaktuar dëme të mëdha në Slloveni dhe Kroaci, ku paralajmërojnë se mot i ngjashëm do të ketë edhe gjatë ditëve në vazhdim.

Breshër në Slloveni

Instituti Hidrometeorologjik i Republikës së Maqedonisë ka paralajmëruar sot edhe në territorin e Serbisë pritet të ketë stuhi të e shoqëruara nga shira të forta dhe erëra.

Ndërsa, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi deri 8m/s

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400