Tetë gjëra të pazakonshme që mund t’i nuhasin qentë

17:38 / E diell, 15 Prill 2018

 

Qentë qëmoti u ndihmojnë njerëzve të zbulojnë drogat, armët… Mirëpo, a e keni ditur që miqtë tanë me katër këmbë mund të nuhasin edhe këto gjëra?
Diabeti
Në të vërtetë, qentë mund të stërviten që të tërheqin vëmendjen e pronarëve të vet, të cilët vuajnë nga diabeti, kurdo që sheqeri në gjak ngrihet deri në nivelin kritik, transmeton Telegrafi.

Kanceri
Qelizat e kancerit kanë aromë karakteristike të cilën hunda e ndjeshme e qenit mund ta nuhasë. Është vërtetuar që pacientët të cilët vuajnë nga kanceri i mushkërive apo i gjirit, nëpërmjet frymëmarrjes i nxjerrin ato aroma. Prandaj sot qentë i stërvitin që t’u tërheqin vërejtjen njerëzve për ekzistimin e rrezikut, duke i marrë erë frymëmarrjes së tyre.

Bakteret
Nga përdorimi i tepërt i pesticideve, bletarët amerikan i stërvitin qentë që të zbulojnë kosheret e sëmura, para se t’i infektojnë të tjerat, hojet e shëndosha. Me nuhatjen e shkëlqyer, qentë thjeshtë ndjekin aromën e baktereve e cila shkakton sëmundjen e njohur si “murtaja” amerikane e folesë së bletëve.

DVD
Qentë mund të stërviten që të nuhasin materialin polikarbonat, i cili është komponent kyç i të gjitha CD-ve. Kështu qentë kanë kontribuuar në demaskimin e tregtisë masive të DVD-ve të falsifikuara.

Trupat e mbytur në ujë
Në policinë e SHBA-së qentë shpesh ndihmojnë për të gjetur trupat në ujë. Aroma e trupit të mbytur përhapet në ujë, pastaj arrin në ajër. Qentë atë aromë mund ta ndiejnë nga barka, nga bregu, apo derisa janë duke notuar.

Jashtëqitjet e balenave
Qentë mund të ndjekin aromën nga largësia prej një kilometri e gjysmë, dhe t’i çojë shkencëtarët deri te thesari “kundërmues”. Kur e detekton qeni atë, i tregon kapitenit të anijes në atë mënyrë që lëkundet majtas dhe djathtas, apo shtangon veshin e majtë apo të djathtë.

Mineralet dhe xehet
Qeveria e Finlandës ka financuar programin e stërvitjes së qenve për detektimin e sulfiteve të vlefshme. Kur shkëmbinjtë janë në fazën e shpërbërjes, lirohet aroma e ngjashme me vezët e prishura, të cilat qentë mund lehtë t’i zbulojnë, gjë që ka rëndësi të madhe ekonomike.

Çimkat shtëpiake (Cimex lectularius)
Çimka e shtëpisë është parazit i cili ushqehet me gjakun e njeriut, maces, qenit dhe kafshëve të tjera, mirëpo më së shpeshti gjen vend të përshtatshëm në mobiliet tona – në krevat dhe në dyshek. Si përgjigje për këtë problem në shtetet perëndimore shërbimet për dezinfektim kanë filluar si ndihmës që me vete të marrin qentë të cilët mund të nuhasin këta parazitë në shtëpi. Shkalla e tyre e saktësisë shkon më shumë se 96 për qind.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400