Trajtoni lëkurën e djegur nga dielli me këto mënyra

14:38 / E enjte, 30 Gusht 2018


Kur lëkura dëmtohet për shkak të ekspozimit në diell është e rëndësishme ta trajtoni atë.

Ja disa metoda tërësisht natyrale që ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi.

Qëndroni në hije

Nëse jeni djegur, gjëja më e mirë është që të qëndroni në hije, pasi ekspozimi i diellit mund të përkeqësojë më tej problemin.

Ujë i ftohtë
Kur lëkura është e dëmtuar nga dielli, një nga gjërat e para që duhet të bëni është një dush me ujë të ftohtë për të ftohur zonën e djegur.
Nëse është e mundur, vendosni fasha të ftohta në zonat e djegura për disa minuta. Është gjithashtu shumë e rëndësishme të pini një sasi të mirë uji.

Fasha me qumësht të ftohtë

Qumështi është një ilaç shumë i mirë për lëkurën e djegur nga dielli, sepse ai përmban acid laktik dhe acide yndyrore që kanë një efekt qetësues në djegie.

Njomni një leckë të pastër dhe të butë në një sasi të mirë me qumësht të ftohtë. Aplikojeni atë në zonat e djegura duke fërkuar lehtë për 20 minuta dhe pastaj e shpëlani me ujë të ftohtë, shkruan Shije.al.

Çaj kamomili

Kamomili është një bimë me veti medicinale qetësuese për lehtësimin e dhimbjeve nga djegiet e diellit. Përgatisni një çaj kamomili dhe e lini të ftohet plotësisht. Ju mund ta ruani atë në frigorifer ose të shtoni disa kube akulli që të ftohet më shpejt.

Pasi të jetë ftohur, me ndihmën e një peshqiri ose një shtupe pambuku e aplikoni në zonën e djegur nga dielli.

Aloe Vera

Aloe Vera është një nga bimët më të përdorura për djegiet nga dielli sepse, përveçse lehtëson dhimbjen që ato shkaktojnë, riparon edhe indet e dëmtuara duke favorizuar një rigjenerim të shpejtë dhe efektiv të lëkurës. Nxirrni xhelin nga një gjethe e aloe verës dhe e aplikoni atë direkt në zonën e prekur.

Tërshëra

Tërshëra është ideale për hidratimin e lëkurës së djegur nga dielli, për të zbutur dhe për të riparuar dëmin e shkaktuar prej tij. Përzieni një sasi të mirë të tërshërës me ujë.

Aplikoni masën e përftuar në pjesët e djegura nga dielli duke bërë masazhe të lehta. E lini të pushojë për disa minuta dhe pastaj e hiqni me ujë të ftohtë.

Uthulla e mollës

Edhe uthulla e mollës është një nga trajtimet më të mira për lehtësimin e simptomave të djegieve nga dielli. Përveçse qetëson dhimbjen, ajo është ideale edhe për të parandaluar shfaqjen e flluskave dhe rrjepjen e lëkurës.

Holloni uthullën në të njëjtën sasi me ujë dhe mos e përdorni atë të paholluar direkt në lëkurë, pasi acidi acetik mund të shkaktojë reaksione të padëshiruara. Ju mund ta aplikoni uthullën e mollës me fasha në djegie duke e lënë për 15 minuta. Gjatë kësaj kohe mund ta njomni përsëri leckën për një veprim më freskues dhe më efektiv.

Një tjetër alternativë është që të laheni me uthull molle, duke përdorur një sasi më të madhe të  uthullës në ujë. Përzieni dy gota uthull molle dhe një ujë dhe pastaj zhytni pjesën e djegur të trupit në këtë përzierje.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400