U martua me tri gra përnjëherë sepse nuk kishte para për tri dasma

01:21 / E enjte, 11 Janar 2018

 

Mohammed Ssemanda, 50 vjeç nga Uganda, thotë se gratë e tij nuk janë xheloze dhe se janë të lumtura që kanë fituar shtëpi. Ai premtoi se do të se do të punojë shumë në mënyrë që t’i financojë ato.

Mohammad Ssemanda, mysliman i Ugandës, muajin e kaluar u martua me tri gra në të njëjtën kohë sepse nuk mundi të paguaj për tri ceremoni të ndryshme. Ai kishte shkaktuar shok në komunitetin lokal kur ishte paraqitur me tri nuse. Ai i kishte thënë medieve se të tri bashkëshortet e dinë se ai nuk është shumë mirë financiarisht, por se janë martuar me të nga dashuria. Thotë se nuk janë xheloze në njëra tjetrën. Mohammed thotë se do të punojë shumë për ta mbajtur familjen, transmeton gazetametro.net.

“Nuk janë xheloze dhe janë të lumtura se kanë fituar kulm mbi kokë”, thotë Mohammed Ssemanda.

Salmat Naluwugge (48), Jameo Nakayiza (27) dhe Mastulah Namwanje (24) ishin shumë të lumtura në ceremoni dhe si duket iu pëlqente vëmendja e medieve. Naluwagge dhe Mohammed janë të martuar 20 vite, kështu që kjo ishte vetëm përtëritja e betimit. Çifti i ka pesë fëmijë. Dy vajza tjera janë motra dhe i kanë fëmijët e tyre.

“I jam falënderuese burrit që na mori të tria përnjëherë. Kjo është shenjë se nuk do të na diskriminojë asnjërën”, thotë Salmat Naluwugge.

Poligamia është prezente në vendet myslimane, dhe është e pranueshme kryesisht në rastet kur të vejat dhe jetimët mbesin pa përkrahje financiare.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400