Ushtrimet e rregullta më të mirat për shëndetin mendor

14:29 / E enjte, 09 Gusht 2018

Aktiviteti i rregullt fizik që zgjatë 45 minuta deri në pesë herë në javë, ulë rrezikun për shëndet të dobët mendor.

Megjithatë, më shumë ushtrime se kaq nuk janë të preferueshme.

Një studim i zhvilluar së fundmi ka treguar se ka lidhshmëri në mes të mungesës së aktiviteteve fizike dhe disponimit tuaj.

Në total 1.2 milionë persona kanë raportuar aktivitetin e tyre fizik dhe kanë vlerësuar shëndetin mendor. Ata që kishin realizuar ushtrime kanë me pak “ditë të këqija” në muaj krahasuar me personat që nuk bëjnë ushtrime.

Sportet në ekip, çiklizmi dhe aerobiku kanë impaktin më të madh pozitiv.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400