Varësia nga seksi gati e vrau: Kam fjetur me më shumë se 100 meshkuj, e bëja të paktën 6 herë në ditë

15:45 / E hëne, 13 Nëntor 2017

 

Një mami e varur nga seksi, e cila ka fjetur me më shumë se 100 meshkuj, ka treguar se si obsesioni i saj 10-vjeçar gati e ka vrarë.

Monique Price, 25 vjeç, ka rrëfyer se bënte seks “të paktën gjashtë herë në ditë” me të fejuarin e saj.

Ajo beson se ka bërë marrëdhënie seksuale mbi 1.000 herë me më shumë se 100 partnerë, pasi u bë e varur nga seksi që në moshën 15-vjeçare.

Monique thotë se ka bërë seks të pambrojtur “të vazhdueshëm dhe impulsiv” edhe kur ishte shtatzënë.

Ajo tani pranon se ka qenë një nënë e keqe.

Varësia e saj ishte aq e keqe sa i vinte fëmijët në gjumë dhe dilte nga shtëpia për të bërë seks, e nuk ktheheshe me ditë.

Ama kur ajo njohu dashurinë e jetës, ky i fundit e ndihmoi të shpëtonte nga kjo varësi.

“Sëmundja e varësisë nga seksi është si një varësi ndaj drogës. Do të bësh gjithçka për ta marrë atë…”, tha ajo, teksa po ndërgjegjëson të tjerët.

Dhe ndërsa Monique vazhdon të luftojë me dëshirën për të bërë seks, “të paktën gjashtë herë në ditë”, ajo tha se Brandon e ka ndihmuar të shpëtojë nga varësia e saj seksuale dhe të fokusohet në dashuri, lumturi dhe familje.

Image

Image

Image

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400